Biskotat e kokosit

Receta gatimi

Biskotat e kokosit

Më: 9 shkurt 2016 Në ora: 07:46

Përbërësit:

120 gr miell kokosi
100 gr sheqer
2 të bardha vezësh

Përgatitja:
Nëse nuk keni një rrahëse elektrike, punoni mirë të bardhat e vezëve deri sa të përftoni një shkumë kremoze. Shtoni më pas dy përbërësit e tjerë dhe vazhdoni t’i punoni.

Nëse e keni rrahësen elektrike, bëjini të gjithë përbërësit bashkë dhe punojini deri sa të keni një masë homogjene. Me të, formoni toptha të vegjël të cilët do t’I kaloni sërish në miell kokosi.

Vendosini në një tavë me letër pjekie dhe piqini për 5 minuta në furrën e parangrohur në 200 gradë. Lërini të ftohen përpara se t’I konsumoni.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat