Pite me spinaq

Receta gatimi

Pite me spinaq

Më: 8 shkurt 2016 Në ora: 20:30

Perberesit:

700 gr miell
Pak krip
1 veze
400 ml uje te vaket
Margarin per lyerjen e peteve

Udhezimet:

Ne nje ene te thelle qitet uji i vaket.Shtohet kripa dhe mielli gradualisht derisa te behet nje brume qe nuk ngjitet per duar.Mund te shtoni edhe pak miell nese eshte e nevojshme.
Ne tavolinen e punes te permillur qesim brumi dhe ndajme 6 toptha te vegjel.
Secilin topth e hollojme ne madhesi te pjates se vogel.
Marim nje pete te vogel dhe lyejme me margarin te shkrire,mbi te qesim edhe peten e dyte te lyer me margarine.
Qesim edhe peten e trete te cilen nuk e lyejme me margarin.
Njesoj veprojme edhe me tri petet e tjera dhe formojme keshtu ne dy vende me nga tri pete permbi njera tjetren.
Atehere marim njeren pete tripjesesh dhe e rrisim me duar duke e zgjatur ose me hollus ne madhesi te pjates se madhe.
Keshtu bejme edhe me peten tjeter.
Ne mes te petes qesim nje kapak ose ndonje ene te vogel .
Pastaj pasi e veme ne mes kapakun,peten e presim ne 8 pjese ose me shume.
Largojme kapakun dhe secilin krah te te petes se prere e terheqim kah mesi i petes si ne foto.
Keshtu veprojme edhe me peten e dyte.
Peten e pare e rrisim ne madhesi te tepsise te lyer me margarin te shkrire.
Pasi qesim peten ne tepsi qesim mbusjen sipas deshires mundet spinac me djath,ose mundet edhe vetem djathe me veze etj.
Pastaj persiper mbushjes qesim edhe peten e dyte te rritur sa tepsia.
E presim ne katrore dhe e lyejme me margarine.
Pjekim ne temperature 220 grade per 40 minuta dhe pastaj i qesim edhe ajke te tharte per zerje dhe e kthejme ne furre edhe per 5 minuta.
Pastaj e servojme te nxehte.
Per nje pite te tille na nevoiten 500gr spinac i pastruar dhe i grire imet me pak qepe te njoma dhe i shtojme pak krip dhe 200 gr djathe pa yndyre.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat