Krostatë me kos dhe marmalatë portokalli

Receta gatimi

Krostatë me kos dhe marmalatë portokalli

Më: 8 shkurt 2016 Në ora: 07:31

Përbërësit për brumin me kos:

350 gr miell 00

120 gr kos

1 vezë

120 gr sheqer kaf

60 gr gjalpë

Pak kripë

Maja për ëmbëlsira, një lugë kafe

Lëkurë të grirë limoni

Për mbushjen:

Mund të përdorni marmalatë portokalli ose një reçel që keni të preferuar. Njësoj e mirë del edhe me nutela ose çokollatë të zezë të shkrirë.

Përgatitja:

Bashkoni të gjithë përbërësit e brumit dhe punojeni mirë deri sa të përftoni një brum të ngjeshur por jo shumë të fortë. Lëreni të pushojë për rreth një orë dhe më pas hapeni në tavën që do përgatisni ëmbëlsirën. Brumin që do të teprojë lëreni mënjanë për të bërë shiritat e sipërm të krostatës.

Në fundin e tavës, pra brumit, bëni disa shenja me pirun për të ndihmuar pjekjen e mirë. Shtoni marmalatën e portokallit (ose atë që keni zgjedhur). Shtoni sipër saj shirtiat e brumit. Piqeni në furrën e parangrohur në 180 gradë për 35 minuta. Lëreni të ftohet përpara se ta shërbeni.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat