Tost në furrë me proshutë

Receta gatimi

Tost në furrë me proshutë

Më: 4 shkurt 2016 Në ora: 16:29

Përbërësit:

Bukë të butë për tost

Proshutë në feta

Djathë mocarel

Domate në feta

Gjethe sallate jeshile

Erëza

Përgatitja: Mes dy fetave të bukës vendosni vetëm proshutën dhe djathin mocarel. Rregulloni shijen me erëza dhe nëse keni nevojë të shtoni kripë. Futeni në furrë për disa minuta duke e kontrolluar pjekjen.

Pasi ta nxirrni, shtoni fetat e domates dhe sallatës. Mund ta shoqëroni me patate të skuqura.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat