Supe peshku me perime

Receta gatimi

Supe peshku me perime

Më: 2 dhjetor 2015 Në ora: 07:12

Perberesit per 4 persona:

Lëng peshku 1,5 litra,patate 2-3 kokrra,karota 3-4 copë,mashurka 8-10 copë,selino,vaj 3-4 lugë gjelle,domate 2 kokrra,kripë,piper,majdanoz,dafinë.

Gatimi: Patatet, karotat, mashurkat dhe selinoja, pastrohen e priten në copa kubike. Në tenxhere me vaj (mundësisht vaj ulliri) kaurdiset qepa e grirë hollë, pastaj shtohen karota, selino, mashurka, pak miell dhe pasi kaurdisen shtohen domate të fresketa të cilave u është pastruar lëkura. Lëngu i peshkut i përgatitur qysh më parë dhe i kulluar, i hidhet përzierjes dhe lihet të marrë valë, shtohen patatet dhe lihen të ziejnë rreth 10-15 minuta, derisa të jenë gati. Gjatë zierjes hidhet një fletë dafine. Supa rregullohet me kripë, piper e majdanoz. Gjatë vendosjes në pjatë hidhen copa -tul peshku të ziera e të pastruara nga halat.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat