Patate në furrë me proshutë

Receta gatimi

Patate në furrë me proshutë

Më: 29 nëntor 2015 Në ora: 16:56

Përbërësit:

1kg patate
200gr proshutë
2 thelpinj hudhra
Djath kaçkavall të grirë
Rozmarine
Vaj ulliri
Gjalp Kripë dhe piper.

Përgatitja:
Lajmë mirë patatet, i ziejmë me gjithë lëkurë në ujë të kripur për 20-25 minuta, i qërojmë sa janë akoma të nxehta dhe i shtypim me dhëmbët e një piruni derisa ti ndajmë në copeza të vogla, jo ti reduktojmë në purè.

Në një tigan, kavërdisim në vaj ulliri hudhrat e grira hollë, proshutën e prerë në shirita të hollë dhe rozmarinën për disa minuta, i rregullojmë me kripë e piper dhe ia shtojmë patateve duke i perzierë mirë. Këtë masë e hedhim në një tavë të madhe të lyer paraprakisht me gjalp, e sperkasim siperfaqen me pak djath kackavall të grire dhe e vendosim në pjesën e sipërme të furrës te parangrohur në 180 °C për 15 minuta. E lëmë të piqet dera sa të marrë një ngjyrë të artë në sipërfaqe.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat