Sallatë me oktapod dhe patate

Receta gatimi

Sallatë me oktapod dhe patate

Më: 27 nëntor 2015 Në ora: 16:41

Përbërësit:
500 gr oktapod
1 presh
20 kokrra kaperi
1 degë selino
2 patate
2 speca të ëmbël
1 karrotë
3 lugë vaj ulliri
Kripë, piper

Përgatitja: Në një enë me ujë të valuar fusni tre herë oktapodin me ndihmën e një piruni e pastaj vendoseni në ujë të ngrohtë me karotën selinon e kripë për të filluar zierjen nga e para. Mbulojeni dhe vijoni zierjen në zjarr të ulët për 1 orë. Lëreni të ftohet pa i hequr kapakun dhe më pas priteni në copa. Zieni patatet dhe pritini në kubikë. Kaurdisni specat dhe preshin e prerë në rrathë me pak vaj ulliri dhe në fund shtoni oktapodin, patatet dhe kaperit. Vazhdoni kaurdisjen edhe për pak minuta. Rregulloni me kripë dhe shërbejeni të ngrohtë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat