Mëngjes i shpejtë Francez

Receta gatimi

Mëngjes i shpejtë Francez

Më: 27 nëntor 2015 Në ora: 07:48

Një recetë e lehtë Franceze është një mrekulli ta konsumoni në mengjes. Kur shtoni feta molle kjo do bëhet një knaqësi ushqimi për ju. Këtu mund të mësoni si të përgatisni një mengjes të shpejtë dhe të shijshëm.

Përbërësit:

2 feta bukë të bardhë
1 vezë
1 mollë
2 lugë sheqer pluhur
gjalpë
kanellë

Merrni një tigan dhe shkrieni gjalpën në të

Në tiganin me gjalpë shtoni mollët e prera në feta, sheqerin dhe kanellën. Gatuani derisa molla të zbutet dhe ndalni temperaturën e pllakës, mjafton ajo vetëm të rrij e ngrohtë

Fetat e bukës futni tërësisht në vezët e rrahura derisa të mbulohen mirë nga vezët

Merrni një tigan dhe skuqni fetët e bukës, deri të marrin ngjyrë kafe të artë

Merrni fetët e bukës shtoni mollët e përgatitura dhe mëngjesi juaj do jetë i gatshëm.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat