Humus shoqëruar me sallam

Receta gatimi

Humus shoqëruar me sallam

Më: 25 nëntor 2015 Në ora: 16:51

Përbërësit:
Qiqra të zjerë 600 gr
140 gr lëng limoni
1 thelb hudhër
Fara susami
100 gr Vaj ulliri
30 gr Kripë
Ujë të ngrohtë 150 gr
Piper
Paprika 1 lugë
Sallam

Përgatitja: Grini imët hudhrën dhe majdanozin dhe lërini mënjanë. Farat e susamit piqini për pak minuta në një tigan dhe shtojani qiqrave për t’i shtypur së bashku. Punojeni masën gjatë në mënyrë që të krijohet një krem I trashë, I njëtrajtshëm. Shtoni vajin e ullirit, lëngun e limonit dhe gjithë përbërësit e tjerë. Përzjeni përsëri mirë, vendoseni në pjatë dhe shtoni sipër majdanoz të grirë imët, paprikën dhe pak vaj ulliri. Shoqërojeni pjatën me feta sallami Hako.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat