Kifle të shpejta

Receta gatimi

Kifle të shpejta

Më: 25 nëntor 2015 Në ora: 07:44

Përbërësit për 4 persona:

600 gr miell,
1 pluhur paste
1 lugë kripë
1 dl vaj
1 ajkë e thartë
1 tharm e përzier në 2 dl qumësht
Kohëzgjatja e përgatitjes: 15 minuta

Gatimi

Brumi zihet dhe hollohet në formë të pjatës (rrumbullakët). Preni në 8 pjesë dhe mbështillni. Nëse doni mund t’i mbushni me djath ose me mbushje tjera sipas dëshirës.

Lëshojeni furrën në 180ºC. Derisa furra të nxehet brumi pushon mjaftueshëm. I lyeni me vezë dhe pjekni për 15 minuta.

Ju bëftë mirë!

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat