“Muffins” me proshutë dhe djathë

Receta gatimi

“Muffins” me proshutë dhe djathë

Më: 12 tetor 2015 Në ora: 20:15

Përbërësit: 1 ¼ filxhan miell i bardhë ¼ filxhan sheqer 2 lugë çaji pluhur për pjekje ½ lugë çaji sodë buke ½ lugë çaji kripë 1 filxhan qumësht 2 vezë 1 filxhan proshutë e copëtuar Hako ½ filxhan djathë i grirë ¼ filxhan qepë të grira imët ½ filxhan misër i ëmbël pak vaj

Përgatitja: Në një enë të madhe përziejmë miellin, misrin, sheqerin, pluhurin për pjekje, sodën e bukës dhe kripën. Në një enë tjetër shtojmë qumështin, vezët dhe vajin. I bashkojmë dhe i përziejmë përbërësit që ndodhen në të dyja enët. Shtojmë proshutën, djathin, qepën dhe përbërës tjerë sipas dëshirës. Me brumin e përgatitur mbushim kallëpet për kekë deri në ¾ e masës dhe i pjekim derisa të marrin ngjyrë të kuqërremtë. I lëmë të ftohen, i nxjerrim nga kallëpet dhe i shërbejmë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat