Sallatë rukola me kivi dhe misër

Receta gatimi

Sallatë rukola me kivi dhe misër

Më: 4 tetor 2015 Në ora: 17:55

Përbërësit për 4 persona: 2 tufa rukola 200 g misër në kuti 3-4 kivi 1 spec djegës i prerë në rreth 2 thelpinj hudhër i grirë hollë kripë e piper i sapobluar 3-4 lugë uthull balsam (ose uthull nga vera e bardhë) 6 lugë vaj ulliri

Përgatitja: Lajeni me kujdes rukolën në ujë të rrjedhshëm, të ftohtë dhe thajeni mirë. Vendoseni në një pjatë të madhe dhe shtojini misrin. Qërojini kivit dhe pritini në feta. Shtojini sallatës hudhrën dhe specin djegës. Hidhini kripë, piper dhe spërkateni me uthull dhe vaj. Përziejeni mirë dhe shërbejeni.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat