Qebapa Turke

Receta gatimi

Qebapa Turke

Më: 2 shtator 2015 Në ora: 15:08

Perberesit:
1 lugë kafeje fara të kopërit,
1 thelb hudhre
400 gr mish të bluar (grirë) të gjelit të detit
2 lugë gjelle origano të freskët, borzilok ose trumzë (thyme)
1 limon të madh
Kripë dhe piper të zi të bluar freskët
2 feta të trasha të bukës së bardhë, pa kore, prej në kube rreth 2 cm
8 gjethe dafine
Vaj ulliri
400 gr sallate te fresket
Hapi 1:
Shtyp farat e kopërit bashkë me hudhrën në një enë dhe hidh pak krip. Përzije mishin e bluar të gjelit të detit me kopër dhe hudhrën e bluar, shto erëzat (mëlmesa), krip dhe piper. Qëroje lëkurën e limonit bashkë me shtresën e bardhë që është nën lëkurë, duke e prerë në katër rriska të trasha, më pas prej në copa më të vogla në formë kube.
Hapi 2:
Më pas formo qofte të vogla, përreth 2 cm. Tani merr shkopinjtë e kuzhinës dhe fillo të ndërtosh qebap për hell duke vënë së pari në shkop një copë bukë, pastaj një qofte, limon, edhe një qofte tjetër, gjethen e dafinës, dhe në fund edhe një copë bukë. Spërkate këtë qebap me vaj ulliri kryesisht mbi copat e bukës.
Hapi 3:
Vëje mbi zjarr Tiganin Delimano® Ceramica, ose Delimano® Ceramica Tenxheren e cekët derisa të nxehet mirë (senzori i temperaturës do bëhet i kuq) dhe fillo të pjekësh qebapët në përreth 8 minutash, duke i rrotulluar. Kujdesu që qoftet e gjelit të detit të mos jenë të errëta para se të pjekën edhe përbrenda.
Shërbeje me sallatë, një rriskë limoni dhe vaj ulliri.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat