Si të gatuajmë ballokume

Receta gatimi

Si të gatuajmë ballokume

Më: 31 gusht 2015 Në ora: 00:01

Ballokumja është ëmbëlsira, e cila njihet si ushqimi tradicional i ditës së verës. Për të gjithë ato që duan të gatuajnë një të tillë mjafto të keni këto produkte kryesore si; 1 kg miell misri, 500 g gjalpë i freskët, 8 kokrra vezë, pak finjë zjarri dhe 500 gr sheqer.

Për përgatitjen e saj në fillim të gjitha produktet duhet të zgjidhen me kujdes që të jenë në kushte natyrale. Gjalpi i freskët tretet dhe vendoset në enën e ballokumes, mbi gjalpë hidhet pak e nga pak sheqer dhe të dyja rrihen gjatë nga një lugë druri, me pas hidhen vezët një e nga një ndërkohë që rrahja me lugë vazhdon.

Pastaj e ka radhën hedhja e miellit të misrit. Mielli i misrit hidhet me ngadalë dhe përzihet vazhdimisht me lugën e drunjtë. Në masën e formuar hidhet pak finjë zjarri. Rrahja duhet të bëhet me dore. Brumi i formuar nga kjo përzierje merret më lugë druri dhe vendoset ne topa ne tepsi dhe futet në furrë. Piqet dhe shërbehet në formën e kulaçeve.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat