Patëllxhan me proshutë

Receta gatimi

Patëllxhan me proshutë

Më: 2 gusht 2015 Në ora: 17:36

Përbërësit për këtë recetë: patëllxhan i prerë në feta, 2 thelpinj hudhër, 2 lugë vaj, 1 mocarelë e prerë me feta, feta proshute Hako, rigon, kripë, piper.

Përgatitja:
Në një tavë të vogël, hedhim vajin, pak kripë, piper e pak hudhër të shtypur e mbi to vëmë fetat e patëllxhanit. I spërkasim dhe sipër me pak hudhër, kripë, piper e rigon e mbi to vëmë nga një fetë proshutë Hako e sipër mocarelë. I pjekim në furrë të ngrohtë në 180°. Shërbehen të ngrohta.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat