Bamje jahni

Receta gatimi

Bamje jahni

Më: 29 korrik 2015 Në ora: 07:21

Përbërësit për 4-5 persona: 1 kg bamje 2 filxhanë kafeje vaj 2 kokrra qepë 5 kokrra domate kripë, piper, majdanoz

Përgatitja: Bamjet qërohen duke u prerë bishtin në formë konike, në mënyrë që të mos hapen vrimat dhe të mos lëshojnë lëng gjatë zierjes. Bamjet lahen, spërkaten me uthull e kripë dhe lihen për 20 minuta në mënyrë që të zbutet pushi dhe të mos shkatërrohen gjatë përpunimit të nxehtë. Pastaj shpëlahen dhe kalohen në tigan me yndyrë të nxehtë duke i hedhur pjesë-pjesë derisa të vyshken. Pastaj rreshtohen në tenxhere të mbuluar me feta domatesh. Në yndyrën e mbetur nga kaurdisja e bamjeve përgatitet salca. Kaurdisen qepët e grira hollë, shtohet salcë domatesh ose domate të qëruara e të prera në copa të vogla dhe pasi të jenë kaurdisur të gjitha së bashku, hidhet ujë, kripë, piper e majdanoz. Sa të marrë valë u hidhet sipër bamjeve, të cilat mbulohen me feta domate e mbi to një pjatë e përmbysur. Pasi vendoset kapaku, lihen të ziejnë derisa të bëhen gati (rreth 20-25 minuta).

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat