Byrek role me mish

Receta gatimi

Byrek role me mish

Më: 27 korrik 2015 Në ora: 19:51

Ky lloj byreku është i shpejtë, i lehtë dhe i shijshëm. Ju bëftë mirë!

Përbërësit:

8 petë byreku
600gr mish të bluar
1 qepë të prerë hollë
3 lugë vaj ulliri
½ lugë rigon
2 karota të prera hollë
1 domate të prerë hollë
1 lugë majdanoz të prerë hollë
200gr djathë të bardhë
1 filxhan çaji djathë kaçkavall të ngrirë
3 lugë gjalpë, kripë dhe piper

Udhëzimet:

1. Në një tenxhere kaurdisni qepët dhe mishin. Shtoni rigonin, karotat, domaten, kripë e piper dhe lëreni mishin të ziejë derisa të zbutet.
2. Pasi të jetë ftohur, shtoni majdanozin, djathin e bardhë dhe djathin kaçkavall.
3. Në një sipërfaqe të pastër e të pudrosur me pak miell, shtroni 4 petë, duke i lyer një nga një me gjalpë. Vendosni mbushje në të dy pjesët anësore. Rrotullojeni njërin cep të petës deri në mes, në formë roleje, përsëriteni të njëjtën gjë me cepin tjetër derisa të takohen. Po kështu veproni edhe me 4 petat e tjera.
4. Vendosni roletë e përgatitura në një tepsi të lyer me gjalpë, futini në furrë dhe piqini në 180 gradë për 30 minuta.
5. Lëreni të ftohen, prijini dhe shërbejini.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat