Musaka me spianq

Receta gatimi

Musaka me spianq

Më: 27 korrik 2015 Në ora: 19:50

Përbërësit:

1kg spinaq,
600gr mish të bluar,
2 qepë,
1 vezë,
1 filxhan kafeje oriz,
1.5 gotë uji qumësht,
1 tubë majdanoz,
krip, vegetë, piper.

Përgatitja:

Orizi zihet në ujë të njelmët 10 minuta, pastaj kullohet lehtë. Fërgohet qepa e grirë hollë gjersa të zverdhet. Shtohen mishi i bluar, spinaqi i përvëluar dhe i prerë, kripa, piperi, majdanozi i grirë hollë dhe orizi gjysmë i zier.
Kësaj mase i shtohet veza e tundur, përzihet mirë dhe derdhet në enë qelqi ku do të piqet. Shtohet qumështi, ena shkundet, mbulohet dhe zihet ose futet në furrë për t’u pjekur në zjarr të lehtë gjersa të avullojë lëngu dhe të trashet musakaja. Ju bëftë mirë!

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat