Fileto salmoni me limon

Receta gatimi

Fileto salmoni me limon

Më: 26 korrik 2015 Në ora: 17:10

Përbërësit e kësaj recete: 4 fileto salmoni 3 limonë 1 tufë majdanoz 1 thelpi hudhër verë Vermut vaj ulliri piper i kuq kripë të trashë

Përgatitja: Pastrojmë filetot e salmonit duke hequr me anë të një pincete halat. I sprucojmë me lëngun e dy limonëve dhe me një gotë Vermut, shtojmë piperin e kuq dhe i lyejmë mirë e mirë në mënyrë që të marrin shije. Filetot i vendosim në tepsi duke shtuar limonin e mbetur të prerë me feta si dhe një lugë kripë të trashë. Shtojmë pak vaj ulliri dhe e pjekim në furrë të ngrohtë në 220 gradë për 7-8 minuta.Grijmë hudhrën dhe majdanozin dhe spërkasim me to filetot e salmonit. Më pas i heqim nga zjarri dhe i servirim.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat