Tarta me Luleshtrydhe

Receta gatimi

Tarta me Luleshtrydhe

Më: 3 korrik 2015 Në ora: 16:35

Përbërësit: 3 gota uji miell 150 g gjalpë 1 lugë çaji sodë buke 1 gotë sheqer 1vezë ujë të ftohtë

Për kremin:
3 gota qumësht 4 lugë miell 1 gotë sheqer 1 paketë pluhur vanilje Për dekor: luleshtrydhe

Përgatitja:
Në një tas hidhni 3 gota miell dhe sipër 1 lugë çaji sodë buke dhe 1 gotë sheqer dhe përziejeni. Hapni mesin e miellit dhe hidhni 150 g gjalpë. Sipër shtoni 1 vezë, si fillim përziejeni gjalpin dhe vezën, pastaj edhe miellin. Pastaj brumit shtojini pak ujë të ftohtë dhe përziejeni mirë. Brumin hidheni në tasat e tartave dhe futeni tek ngrirja e frigoriferit për 10 minutë derisa të forcohet. Pastaj futeni në furrë të ngrohur më parë dhe piqeni me 170 gradë. Për kremin, në një tenxhere hidhni 3 gota qumësht, mbi të 4 lugë miell, 1 gotë sheqer, 1 paketë vanilje dhe përziejeni derisa kremi të trashet. Tartat e pjekura hiqini nga tasat dhe sipër tyre hidhni kremin dhe pastaj luleshtrydhet

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat