Ëmbëlsirë italiane

Receta gatimi

Ëmbëlsirë italiane

Më: 2 korrik 2015 Në ora: 14:31

Përbërësit:

450 g karota
8 lugë vermut
100 g sheqer
3 lugë niseshte
8 lugë miell
1 lugë kafeje maja
1 lugë kafeje kanellë
1 kokërr limon
1 kokërr vezë e rrahur
4-5 lugë rrush i thatë
pak kripë
100 g gjalpë

Përgatitja:

Nxeheni furrën në 180°C. Pasi të shkrini gjalpin, do të përzieni niseshtenë me vermutin dhe më pas, me të gjithë përbërësit e tjerë. Lyejeni tavën e kekut me pak gjalpë të shkrirë dhe hidheni të gjithë përzierjen. Lëreni të piqet për rreth një orë. Para se ta shërbeni, lëreni të ftohet pak.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat