Qofte me mish në tavë

Receta gatimi

Qofte me mish në tavë

Më: 2 korrik 2015 Në ora: 14:28

Përbërësit:
500 g mish të grirë
1 qepë
1 gotë uji oriz të zier
2 thelpinj hudhër
1 vezë
2-3 lugë miell misri ose galetë
krip, piper i kuq dhe i zi
Për salcën:
250 ml ajkë kosi
3 vezë
150 g djathë të fortë ose ndonjë lloj tjetër djathi të fortë apo edhe kaçkavall
Përgatitja:
Fillimisht ziejmë orizin në ujë ku kemi hedhur më parë kripë dhe e lejmë më pas të ftohet. Qepën e skuqim dhe e përziejmë me mishin e grirë, hudhrën, orizin e zier. Përziejmë mirë dhe me dorë formojmë toptha. Deri sa t`i formojmë topthat, në tiganin të cilin e kemi vënë në zjarr hedhim 2 litra ujë që të vlojnë. Pasi të vlojë uji i shtojmë topthat në ujin që vlon dhe i ziejmë rreth 10-15 minuta. Më pas i heqim nga uji. I radhitim në një tavë dhe sipër i hedhim përzierjen prej ajke, vezëve dhe djathit. I pjekim në furrë rreth 20 minuta në temperaturë 220o C.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat