Sallatë me avocado dhe sallam pikant

Receta gatimi

Sallatë me avocado dhe sallam pikant

Më: 30 qershor 2015 Në ora: 18:56

Përbërësit 2 persona: 10 feta sallam pikant 150g domate qershiza 1 avokado e pjekur mirë 100g sallatë e përzier ¼ limon jeshil 1 fetë buke e madhe ose 2 të vogla 3 lugë vaj ulliri Uthull balsamime Kripë piper

Përgatitja: Ndajmë domatet në mes dhe i lëmë në një tas me vete, sallatën e ndajmë me dorë në copa të vogla, avokadon e qëruar e ndajmë në feta, i lyejmë me limon që të mos nxihen. Bukën e ndajmë në kubikë, e skuqim në një tigan me 1-2 lugë vaj ulliri. I heqim nga tigani dhe po këtu skuqim fetat e sallamit për pak sekonda sa të bëhen krokante. Heqim sallamin dhe skuqim domatet për 2 minuta në yndyrën që ka lëshuar sallami, i spërkasim me uthullën balsamime dhe fikim zjarrin. Në një tas përziejmë të gjithë përbërësit, i spërkasim me vaj ulliri, kripë, piper dhe i shërbejmë menjëherë. Nga: Linda Fishta

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat