Ëmbëlsirë me oriz

Receta gatimi

Ëmbëlsirë me oriz

Më: 30 maj 2015 Në ora: 14:27

Perbersit :
1 litër qumësht
80 sheqer
250 g oriz
4 të bardha dhe të verdha vezësh të ndara
Gjalpë
Bukë e thërrmuar
100 g bajame të pjekura
3 pika esencë bajamesh të hidhura
Pak kripë
Lëkura e një limoni e grirë
Përgatitja:
Në një tigan me fund të trashë ziejeni qumështin me kripë, pastaj i hidhni orizin dhe ziejeni. Sapo ta hiqni nga zjarri përziejeni me sheqerin, lëkurën e limonit, të grirë dhe lëreni të ftohet. Shtoni bajamet e grira, esencën e bajameve të hidhura dhe të verdhat e vezëve.. Më pas rrihni të bardhat e vezëve si borë dhe shtojani me delikatesë pjesës tjetër. Lyejeni një tavë me gjalpë dhe shtoni thërrime buke dhe hidhni aty përzierjen e përgatitur. Piqeni tortën në furrën e parangrohur, në 180 gradë për 40 minuta.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat