Speca të kuqe të mbushura me patate

Receta gatimi

Speca të kuqe të mbushura me patate

Më: 26 maj 2015 Në ora: 17:43

Përbërësit: 6 speca të kuq 1kg patate 2 qepë 200 ml salcë domatesh 100 ml ajkë kuzhine 2 lugë miell 2 lugë margarinë Kripë, piper

Pregatitja: Specat qërohen nga bishtat dhe farat. Patatet qërohen dhe priten ne copa të vogla, qepët grihen imët dhe skuqen në tigan. Kur fillojnë të zbuten shtojmë miellin pak piper, kripë dhe patatet dhe i përziejmë sëbashku. Pasi i skuqim i largojmë nga zjarri dhe fillojmë të mbushim specat i sistemojmë në tepsi, nëqoftëse na tepron përzierja e hedhim përreth specave. Në fund e përziejmë ajkën e kuzhinës me salcën e domateve ju hedhim specave sipër dhe i vendosim në furrë përreth 10 minuta.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat