Tave peshku me perime

Receta gatimi

Tave peshku me perime

Më: 25 maj 2015 Në ora: 10:36

Receta gatimi per tave peshku ne furre me perime

Përbërësit per Tave peshku me perime:

1 peshk
1 kokërr qepë e thatë mesatare
thelpinj hudhër sa të dëshironi
1 kg patate
10-12 kokrra domate
2 karota mesatare
7-8 speca
piper
kripe
vaj ulliri
1 kokërr limon për në fund kur ta servirni

Përgatitja:

I presim zarzavatet në copa të vogla si në foto. I shtrojmë në tavë dhe i marinojmë me kripë, piper dhe më pas vendosim peshkun sipër. E kriposim, i hedhim vaj edhe i mbushim tavën me zarzavatet. Më pas e mbulojmë me letër alumini dhe e lemë rreth gjysmë ore për t’u marinuar. E fusim në furrë dhe e pjekim në temperaturën 200 gradë Celsius deri sa të bëhet (kjo varet nga furra juaj për kohën që do ta lini).
Mbasi e kemi nxjerrë nga furra e spërkasim me lëngun e limonit dhe e servirim.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat