Puding me kakao

Receta gatimi

Puding me kakao

Më: 23 maj 2015 Në ora: 16:41

Perberesit:

- 50 gr gjalp
- 50 gr miell
- 100 gr sheqer
- 0.8 l qumesht
- 100 gr kakao
- 150 gr biskota
- 4 veze
- 300 gr sheqer per karamelizim

Pergatitja:

Ne nje tenxhere me bisht hedhim sheqerin me pak uje dhe e ziejme derisa te karamelizohet. E shtojme neper forma. Ne nje tenxhere tjeter hedhim gjalpin, miellin te cilin e skuqim pak dhe i shtojme qumeshtin duke e gatuar ne forme beshameli.

E heqim nga zjarri dhe i shtojme kakaon, sheqerin dhe biskotat e thermuara. E perziejme duke i shtuar edhe vezet dhe e ndajme neper forma.

E fusim ne furre per 30 minuta me 180 grade. Pasi ftohet, bejme pak salce me portokalle dhe shege te shtrydhura. I shtojme pak sheqer dhe mund ta trashim sipas deshires me niseshte. E vendosim ne pjate duke e dekoruar sipas fantazise.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat