Si të përgatisim kek me mollë

Receta gatimi

Si të përgatisim kek me mollë

Më: 23 maj 2015 Në ora: 11:27

Keku me mollë është një recetë e lehtë dhe e shpejtë. Nëse do të na duhet të përgasim një recetë të till për katër persona na nevojiten; 3 gota uji, 1 gotë uji vaj, 1 gotë uji lëng portokalli, 1 pako pluhur pjekjeje, 1 pako vanilje, 3 vezë, 1 gotë uji sheqer, 8 mollë të forta.

PWr përgatitjet e këtij keku në fillim fare do të qërojmë mollët, i presim në feta, i spërkasim me limon dhe i lëmë mënjanë. Rrahim vezët me sheqerin, shtojmë lëngun e portokallit dhe vajin. Pastaj hedhim miellin të cilin e kemi përzierë me pluhur pjekjeje dhe vaniljen dhe i përziejmë të gjitha me mikser elektrik. Shtrojmë një letër furre në tavën e sobës, pastaj në të hedhim brumin.

Rreshtojmë sipër fetat e mollës dhe e pjekim në 180 gradë për 40-45 minuta. Kjo është një recetë e shpejtë që nuk do shumë kohë për përgatitje.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat