Receta e xhufkave të shijshme me arra

Receta gatimi

Receta e xhufkave të shijshme me arra

Më: 3 maj 2015 Në ora: 18:58

Xhufkat me arra janë të mrekullueshme dhe shërbejnë si një ëmbëlsirë perfekte pas darkës.
Ja dhe receta për 25-30 xhufka.

Përbërësit:
200 gram arra
500 gram hurma të thata
4 lugë gjelle vaj arrë kokosi
4 lugë gjelle kakao pluhur
4 lugë gjelle gjalpë bajame

Përgatitja:

Vendosni arrat në një procesor ushqimi dhe grijini derisa të bëhen pluhur. Kjo mund të zgjas rreth 30 sekonda.
Pastroni hurmat ( hiqni bërthamët) dhe pastaj vendosni vajin e arrë kokosit, kakao dhe gjalpin e bajameve në procesor . Grijini derisa të formohet një formë e butë. Jepini formën e topave të vegjël me kakao pluhur.
Vendosini topat në ngricë për një orë dhe më pas ulini në frigorifer.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat