Picë viktoriane

Receta gatimi

Picë viktoriane

Më: 2 maj 2015 Në ora: 23:29

Koha e përgatitjes: 45 minuta Kompleksiteti: mesatar

Përgatitja për 4 persona:

250 gr shampinjona të freskëta
150 gr palentë
100 gr sallam
250 gr kaçkavall
500 gr domate të konservuara
100 gr kërpudha të marinuara
2 vezë
200 ml qumësht
50 gr niseshte
100 gr ullinj
100 gr ullinj jeshil të mbushur
rigon
vaj
kripë dhe piper i zi
I thyejmë vezët dhe i ndajmë të verdhat nga të bardhat. Të verdhat i rrahim me tel kuzhine. Në enë e shtojmë palentën, niseshten dhe hedhim kripë. Përziejmë me tel dhe gradualisht e shtojmë qumështin.
Me mikser i rrahim të bardhat. Të bardhat e rrahura i shtojmë në enën me palentë. Përziejmë me tel. E grijmë kaçkavallin dhe gjysmën e shtojmë në enën me palentë. Ullinjtë jeshil dhe të zinj i presim në rrathë dhe i hedhim në enë. I presim domatet e konservuara dhe i shtojmë në enë.
Tavën e lyejmë me gjalpë dhe e derdhim në të masën me palentë. Sipër masës hedhim kaçkavallin e mbetur. Shampinjonat i presim në fije të holla dhe i hedhim sipër kaçkavallit. Sipër vëmë kërpudhat e marinuara. Pastaj, në tavë e vëmë sallamin e prerë në rrathë. Tavën e vëmë në furrë. Pjekim 30 minuta në temperaturë prej 230 gradë.
Picën e presim në copë. Copët e picës viktoriane i vëmë në pjatë për pica. Sipër hedhim keçap dhe rigon.
Me këtë pjatë rekomandohet vera e thatë e bardhë cilësore e llojit të rrushiut Muscat Frontignan, me nuanca të gjelbra e të verdha. Është e pasur me aromat e luleve të muskatit, trëndafilit dhe mandarinave.
Ka një shije mirë të balancuar dhe diskrete e cila qëndron për një kohë të gjatë.
Serviret në temperaturë prej 10 deri në 12 gradë.
Ju bëftë mirë!!!

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat