Piramidë me keksa dhe krem

Receta gatimi

Piramidë me keksa dhe krem

Më: 26 prill 2015 Në ora: 00:04

Përbërsit:
• 30 copa keksa sempre ( nga Liri ),
• 600 ml qumësht + 100 ml pr zbutjen e keksave,
• 2 pudinga të qokoladës,
• 4 lugë sheqer,
• 100 gr margarinë,
• 100 gr sheqer pluhur,
• 1 qese krem pana ( slag ),
Përgaditja:
Së pari fillojmë me përgaditjen e pudinkut, ku në 100 ml qumësht e tresim pudinkun me katër lugë sheqer, mandej në një tenxhere shtojmë 500 ml qumësht që të vloj. Pasi qumshti të ketë vluar atëher pudinkun e zbutur e hedhim të qumësht duke e përzier vazhdimisht. Në anën tjetër, e zbusim margarinën me sheqerin pluhur, e shtojmë te pudinku, dhe vazhdojmë ta përziejm mirë që të shkrihen.
Keksat i zhysim një nga një në qumësht dhe i radhisim në katin e parë 3 x 4, sipër i shtojmë fillin e përgaditur më parë, për të vazhduar me radhen e dyte me 3 x 3 keksa, mandej 3 x 2 dhe në fund 3 x 1.
Kremin pana e rrahim me mikser, dhe pasi të jetë gati, e lyejm piramidën sipër dhe anash. Ftohet në frigorifer në temperaturë 3-5 *C, dhe shërbehet pas 3 orësh.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat