Si të bëjmë patatina në shtëpi

Receta gatimi

Si të bëjmë patatina në shtëpi

Më: 23 prill 2015 Në ora: 22:32

Dëshironi t’i bëni vetë patatinat në shtëpi? Ja një mënyrë e thjeshtë:

Përbërësit :

1- Patate
2-Vaj
3- kripë

Përgatitja :

Qërojini dhe prejini hollë në fëta patatet. Për t’i prerë përdorni një thikë të mprehtë ose ndonjë makineri që pret hollë. Vendosini ato në një tas me ujë të ftohtë dhe lijini të qëndrojnë për të paktën një orë. Sa më i ftohtë të jëtë uji aq më mirë është, por mund ti fusni në frigorifer nëse dëshironi. Më pas thajini mirë duke i fshirë me një pecetë të thatë dhe të pastër. Vendosini në tigan dhe skuqini me vaj të nxehtë deri sa të marrin ngjyrë të artë.

Mos vendosni shumë patate në tigan përnjëherësh. Më mirë është të vendosni pak. Pasi t’i hiqni nga zjarri thajini me peceta të pastra në mënyrë që të thithët vaji. Me pas hidhini kripën aq sa dëshironi dhe vendosini në qese plastike derisa ato të ftohen.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat