Palpeta me limon dhe mak

Receta gatimi

Palpeta me limon dhe mak

Më: 23 prill 2015 Në ora: 18:04

Po sjellim recetën për njërën nga verzionet më të shëndetshme të palpetave amerikane. Përgatitini me limon dhe mak dhe me një miell të shëndetshëm -

Idenë e kemi marrë nga blogu Tartineandapronstrings. E kemi modifikuar pak, ndërsa mund ta ndryshoni edhe në mënyrën tuaj.

Përndryshe, në verzionin origjinal në recept janë përdorur edhe fruta që quhen juzu (grejpfrut japonez) – një lloj i ri i grupit të citronëve. Është i shtrenjtë, nëse arrini ta gjeni, ndërsa shija ngjan me atë të mandarinës, limunit dhe grejpfrutit – kështu që në vend të tij gjatë përgatitjes mund të përdorni disa nga këto fruta.

Përbërësit:

• ½ filxhani (90 g) pluhur orizi

• 1/2 filxhani (60 g) miell kinoe

• 2 lugë sheqer

• 1 një lugë caji pecivë

• 1/2 një lugë caji sodë bikarboni

• Pak kripë deti

• 2 lugë mak

• Lëvorja e një limuni a e një mandarine

• 2 vezë

• 240 ml jogurt me sa më pak yndyrë

• 1 lugë lëng limoni

• 1 lugë vaj (plus sa nevojitet për pjekjen e Palpetave)

Në një enë përzijini llojet e miellit që do t’i përdorni, sheqerin, peciven, sodën bikarboni, kripën, mak, lëvoren e limonit. Vecmas tundini të verdhat e vezës me jogurtin, lëngun e limonit dhe vajin. Gjithë këtë përzierje bashkojeni me miellin dhe përzijeni bashkë.

Vecmas tundini të bardhat e vezës me pak kripë – tundini derisa të fitohet një shkumë e fortë dhe pastaj në këtë shtoni pjesën tjetër të përbërësve.

Në tigan nxeni 1 lugë vaj në temperaturë mesatare, pasi të nxehet shtoni ¼ filxhani nga brumi dhe pjekeni deri sa të skuqet pak , në të dyja anët. Përsëriteni këtë me tërë brumin.

Shërbejini të nxehta shoqëroini me mjaltë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat