Bukë italiane me ullinj

Receta gatimi

Bukë italiane me ullinj

Më: 21 prill 2015 Në ora: 16:35

Sillni shpirtin mesdhetar në shtëpinë tuaj, bëni bukë tradicionale italiane me ullinj dhe e shërbeni me djath dhe venë.

Në enë shtini miell dhe kripë. Tretni majanë (tharmin) në tri lugë ujë, shtoni ujë deri në 160 ml, pastaj lëng limoni dhe vaj. E shtoni në miell dhe e gatuani brumin.

E leni të fryhet (dyfishohet) dhe pastaj e rigatuani dhe shtrieni në sipërfaqen e tepsisë që keni zgjedhur (kam përdorur atë prej 26 cm).

Ullinjtë i preni përgjysmë. Me anën jo të mprehtë të thikës bëni gropëza në brumë dhe i shtypni ullinjtë. Mbi të hudhni kripë të trashë dhe e pjekni.

Koha e pjekjes është rreth 20 minuta në temperaturë maksimale me ventilues.

Përbërësit:

350 g miell
½ lugë çaji kripë
½ maja (tharm) të freskët
150 ml ujë
25 ml lëng limoni të freskët (gjysmë limoni)
3 lugë vaj ulliri
10 – 15 ullinj

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat