Tortë karamel

Receta gatimi

Tortë karamel

Më: 19 prill 2015 Në ora: 14:36

Perberesit:

3 veze
250 gr sheqer
2 sheqer vanilje
200 gr margarin
200 ml qumesht
3 luge kakao
1 pluhur per pjekje
350 gr miell
Perberesit per kremin:

250 gr sheqer
200 ml qumesht
150 margarin
1 luge pluhur pudinga nga vanilja
10 gr zhelatine
250 ml ajke e embel
Udhezimet:

Qumeshtin,3 luget me kakao, 3-4 luge sheqer perzihen mire dhe pastaj vihen te vloj.
Pasi zihet masa perzihet mire derisa te trashet dhe te duket sikurse cokollate e shkrire.
Tunden te verdhat e vezes me sheqerin e mbetur derisa te zbardhet ngjyra dhe shtohet tek masa e zier me kakao.
Margarina e zbutur perzihet me miellin dhe pluhurin per pjekje.
Edhe kjo mase shtohet tek masa e zier dhe perzihet mire.
Kjo mase brumi piqet ne kallep me madhesi 23 cm .
Piqet ne 180 grade per 40 minuta.
Pandispanja e pjekur ndahet ne dy shtresa horizontalisht.
Kremi pergaditet duke nxehur sheqerin ne nje ene derisa te karamelizohet.
Pastaj shtohet qumeshti dhe perzihet derisa te shkrihet mire sheqeri i karamelizuar.
Masa me sheqerin e djegur dhe qumeshtin duhet te vloj se paku derisa te formoje shkume persiper.
Pluhurin e pudinges e tretim me 3-4 luge qumesht te ftohet dhe qesim ne qumeshtin me sheqerin e karamelizuar qe te vloj derisa te trashet duke e perzier vazhdimisht.
Ne kremin e nxehte qesim margarinen dhe zhelatinen e shkrire me pare. Masen e perziejme mire qe te homogjenizohet. Largohet nga zjarri dhe lihet te ftohet gati krejtesisht.
Pastaj shtohet edhe ajka e embel e tundur me pare dhe perzihen se bashku mire derisa te behet nje krem i njetrajtshem.
Ne fund marim njeren shtrese te pandispanjes e qesim ne nje tabaka ,qesim gjysmen e kremit ,pastaj shtresen e dyte te pandispanjes dhe pjesen tjeter te kremit me te cilin lyejme torten edhe nga jasht.
Persiper qesim kremin karamel te cilin e bejme me shkrirjen e 2-3 luge sheqer derisa te karamelizohet dhe ne te shtojme pak nga ajka e embel dhe perziejme. Kete kremin e karamelit e qesim per dekor persiper kremit qe kemi lyer tere torten.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat