Katrorë çokollate

Receta gatimi

Katrorë çokollate

Më: 19 prill 2015 Në ora: 14:32

Përbërësit:

5 vezë
Një filxhan sheqer
Nje filxhan miell
4 lugë kakao
Pak sodë bikarbone
Tretësira:

Një filgjan ujë
5 lugë sheqer
Një lugë rum
Filli:

300 ml shtalpë e ëmbël
200 gr sheqer pluhur
3 lugë kakao
Dy qese pluhur për kapuqino
Glazura:

100 gr çokollatë e zezë
3 lugë margarinë
Udhëzimet:

Përzihen të bardhët e vezëve me sheqer dhe gradualisht i shtohet edhe të verdhat e vezëve dhe kësaj mase i shtohet mielli i përzier me kakao dhe sode bikarbone. Kjo masë qitet në tepsi katrore 25×35 dhe piqet në 180 gradë për 20 minuta. Pasi të piqet ndahet në dy pjesë dhe lagen që të dyja me tretësiren e përgaditur që të jenë më të njoma (lagshta).

Përzihen shtalpa me sheqerin pluhur dhe bëhet një masë e trashë. Në këtë masë qitet tretja me 3 lugë kakao dhe pluhurin për kapuqino të përzier me pak ujë të nxehtë (vetëm derisa të treten), dhe kjo masë përzihet me shtalpën dhe sheqerin e përzier.

Krejt këtë krem ia qet pjesës së parë të pandispanjes dhe e mbulon me tjetren pjesë dhe e len në frigorifer derisa të ftohet. Pastaj lyhet përmbi me glazuren e çokollates të shkrire në tri lugë margarinë. Për dekorim e len pak nga kremi dhe më nje fitil të hollë letre i bën ca vija mbi të.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat