Vezë të mbushura me ton

Receta gatimi

Vezë të mbushura me ton

Më: 17 prill 2015 Në ora: 19:49

Rol të rëndësishëm në festimin e ditës më të madhe të krishterë e Pashkëve, përveç ceremonive kishtare, gjithmonë ka luajtur ushqimi. Sigurisht një nga shkaqet se përse është kështu është kreshma dhe koha e sakrificës (flijimit) para Pashkëve. Periudha e Kreshmës dhe sakrificës zgjat dyzet ditë. Kohë më parë nuk janë ngrënë vezë gjatë Kreshmës, kurse edhe sot ky zakon ekziston te krishterët e Lindjes.

Njerëzit që nuk hanë vezë gjatë Kreshmës, tentojnë t’i harxhojnë të gjitha vezët para Kreshmës, veçanërisht një ditë para karnavalit. Deri në Pashkë gjithnjë mblidhen sasi e madhe e vezëve, meqë pulat i bëjnë shumë. Për këtë ushqimet me vezë janë më të shpeshtat gjatë Pashkëve.

Për shembull te Hungarezët ushqimi tradicional është vezë me patate, te Spanjollët “hornazo” me vezë të ziera. Në Kroaci, më sakt në bregdetin kroat, Dalmaci dhe Istër, ushqim tradicional i Pashkëve është ‘pinca’ (simite). Pinca është një kulaç i lyer me të kuqtë e vezës. Kur kulaçi është gati, në mes vendoset veza dekorative e Pashkëve. Me vezë përgatiten edhe shumë ushqime tjera për Pashkët, kurse një nga to është vezë të mbushura me ton.

Përbërësit:

– konzervë me ton në vaj

– gjashtë vezë të ziera mirë

– dylugë majonezë

– dy lugë qepë të grira imët

– pak kripë

– dy lugë lëng limoni

– pak piper të kuq

– një lugë mustardë

Përgatitja:

I ziejmë mirë vezët, i qërojmë dhe ndajmë të kuqtë e tyre.
Të kuqtë e vezëve të ziera i përziejmë me përbërësit tjerë.
Kur me përzierje fitohet masë e lëmuar, me këtë përzierje mbushim të bardhat e vezëve.
Në fund vezët e mbushura me ton mundë të dekorohen me ullinj.
Mos harroni atë më të rëndësishmen, se nuk ka rëndësi ç’ka në tavolinën e festimit, por me kë ndani gëzimin e Pashkëve. Duke e marrë parasysh sasinë e ushqimit në tavolinën e Pashkëve, do të ishte mirë të bëni pak kujdes, sado që është vështirë t’i rrezistoni, sepse jo vetëm që nuk është mirë, nuk ka nevojë për mbingarrkesë të panevojshme me ushqime. Sipas legjendës thuhet se mbetjet dhe thërrimet të cilat nuk hahen gjat Pashkëve, nuk guxon të hudhen, por të digjen apo të groposen në dhe (tokë).

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat