Speca të mbushura me ajkë

Receta gatimi

Speca të mbushura me ajkë

Më: 2 prill 2015 Në ora: 00:50

Përbërësit:

1 kg Speca të kuqe të rrumbullakta dhe me tul.
Gjysëm kile, ajkë apo gjizë
1 tufë, Majdanoz
Vaj ulliri 5 luge
Krip një luge kafe
Hudhra sipas deshires
Specat duhen si ato ne foto

Metoda e përgatitjes:

Marrim specat, i lajme dhe i heqim bishtat bashke me farat dhe i leme menjane.

Marrim gjizën apo ajkën e vendosim në një enë të thellë dhe në të hedhim vajin, majdanozin e lare e të grire, kripën dhe hudhrën në se deshironi.

I trazojme mirë qe masa e ajkës apo gjizës ti marri të gjithë përbërësit. Do të marrim një luge kafeje të madhe dhe do të fillojmë ti mbushim një e nga një, pasi i kemi mbushur i vendosim në një tenxhere ku dhe do ti ziejme. E mira është që të ziejnë me avull.

Edhe në se nuk keni tenxhere me avull, mund të veprohet në këtë menyre: Brenda në tenxheren që do të vendosim në zjarr vendosim disa pirunj të rreshtuar permbys në të kundër të njëri tjetrit dhe mbi to vendosni specat e mbushura. Hedhim një gote uje, vendosim kapakun dhe i vemë për të ziere për 5-8 minuta. Pas kësaj hiqet nga zjarri dhe i leme me kapak të mbyllur deri sa specat te ftohen. Specat janë gati për tu servirur. Ju bëftë mirë...

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat