Picë me Spinaq e Peshk

Receta gatimi

Picë me Spinaq e Peshk

Më: 31 mars 2015 Në ora: 11:05

Perberesit:

1. Përgatitja e brumit

- 300 gr miell
- 20 gr tharm buke
- 125 ml ujë
- gjysmë luge e çajit kripë
- 3-4 lug vaj ulliri ose lule dielli

Përgatitja:

Mielli dhe kripa hidhen në një enë, në mes të miellit hedhim tharmin, uji i vakët dhe vaji, të gjithë përbërësit përzihen mirë, ena mbulohet dhe brumi lihet të vijë për 15-20 minuta.

2. Picë me spinaq e peshk

Përbërësit:

- 600gr spinaq i freskët
- 2 kuti peshk toni
- 200 gr kaçkavall
-1 qepë
-4-5 lugë gjelle salcë
-domate, kripë, pipër i zi.

Procedura:

Brumi përgatitet si më lartë dhe lihet të vijë. Spinaqi i freskët, grihet, lahet dhe kullohet.
Në një enë vendosen 2-3 lugë gjelle yndyrë dhe spinaqi kaurdiset për 2-3 minuta hiqet nga zjarri, i hidhen 2-3 lugë gjelle ajkë e thartë, kripë e pipër.

Përgatitët peta, vendoset në tepsi, lyhet me salcë domateje, pastaj i hidhet peshku dhe sipër peshkut hedhim spinaqin e qepa e prerë në rrathë.

Në fund, kaçkavalli i grirë, shpërndahet sipër. Ne temperaturë 220° C pica lihet 12-15 minuta.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat