Mish viçi me tre salca

Receta gatimi

Mish viçi me tre salca

Më: 31 mars 2015 Në ora: 10:41

Përbërësit për 4 persona:
800-1000 gr tul viçi në një copë të vetme
1 qepë
1 karrotë
1 degë selino
kripë
…për salcat
9 lugë majonezë
1 lugë salcë pesto
1 thelp hudhër
pak kerri
Udhëzimet:
Vendosim në zjarr një tenxhere me 2 litër ujë të ftohtë, 1 lugë të vogël kripë, karrotën, qepen dhe degën e selinosë të qëruara. Sapo uji të ketë marrë valë, shtojmë mishin e viçit dhe e ziejmë për rreth 2 orë në zjarr mesatar duke e lënë të ftohet më pas në lëngun e tij.
E ndajmë majonezen në 3 enë të vogla me nga 3 lugë secila, në njërën shtojmë hudhrën e grirë shumë hollë, në tjetrën pak kerri dhe në të fundit salcën pesto. I përziejmë shumë mirë veç e veç.
Kur mishi i viçit të jetë ftohur, e presim në feta të holla me ndihmën e një thike shumë të mprehtë, vendosim bukur 2-3 feta në një pjatë të cekët dhe e shërbejmë me 3 salcat që pregatitëm më sipër.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat