Bukvale me sheqer

Receta gatimi

Bukvale me sheqer

Më: 25 mars 2015 Në ora: 18:49

Përbërsit:

4 -5 feta buke
2 lugë sheqer të bardhë ose kaf
1 lugë gjalpë
ujë i nxehtë sa mjafton
pak kornflex

Metoda e përgatitjes:

Thërmojeni bukën në copëza të vogla. Në një enë shkrini gjalpin, shtoni sheqerin dhe lëreni të karamelizohet paksa, pastaj shtoni bukën e thërmuar dhe përziejni vashdimishtë derisa dhe buka të thekëriset mirë dhe të marri ngjyrë të artë.

Pastaj ngadal pak nga pak shtoni ujë të valuar derisa masa të zbutet. Shtoni ujë pak nga pak që ta shikoni me sy kur është gati. Përzijeni vazhdimishtë në zjarrë derisa uji të përthahet.

Shërbejeni të ngrohtë ose të ftohtë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat