Sarme me gjethe rrushi

Receta gatimi

Sarme me gjethe rrushi

Më: 5 mars 2015 Në ora: 00:50

Përbërësit:
-Fleta nga gjethe rrushi
-1kg mish të bluar
-2 Qepë
-1 Gotë oriz
-Vaj
-Kripë
-Piper të kuq
-Piper të zi
-Erëza të tjera sipas dëshirës

Për të përgatitur këtë ushqim veprojmë kështu:

Në një tigan fërgojmë mishin e bluar bashkë me qepën. Pastaj shtojmë orizin, kripën, piperin e zi, piperin e kuq dhe erëzat e tjera sipas dëshirës.

Në këtë masë mund të shtojmë edhe disa copëza të mishit të thatë për t’iu dhënë aromë dhe shije të veçantë sarmeve. Këtë mbushje e mbështjellim me gjethe të rrushit. Mbështjellja bëhet me kujdesë, sa më të vogla që mbështillen aq më praktike dhe më të mira bëhen.

Sarmet e formuara i rreshtojmë në tenxhere në fundin e së cilët praktikisht kemi shtruar disa gjethe rrushi. Sipër sarmeve shtojmë një gotë ujë dhe yndyrë. Tenxheren me sarme e mbyllim me kapak dhe e lëmë në zjarr të ulët për 2-3 orë që të mos prishet forma.

Sarmet e ziera janë gati për shërbim por ju mund t’i vendosni në një tepsi dhe t’i fusni edhe pak në furrë për gjysmë ore që të skuqen dhe të rreshken mirë. Megjithatë kjo varet nga shija juaj.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat