Receta ‘Chai’ e dardhave të ziera pa lëvozhgë

Receta gatimi

Receta ‘Chai’ e dardhave të ziera pa lëvozhgë

Më: 5 mars 2015 Në ora: 00:40

Përbërësit që ju nevojiten:
1 litër ujë
1/2 e gotës sheqer pluhur
2 qese çaj Chai
1 kanellë
3 kardamom të grimcuar
4 dardha të mesme të qëruara

Përgatitja
1. Vendoseni ujin, sheqerin, qantat e çajit, kanellën dhe karamomin në një tigan të mesëm dhe vendoseni në një temperaturë të lartë për të vluar. Hiqni qeset e çajit dhe shtoni dardhat.

2. Mbuloni dardhat me një letër që nuk ngjitet dhe që është për pjekje dhe vendosni një kapak për t’i peshuar poshtë dardhat. Reduktoni temperaturën në të mesme dhe lëreni të zihen për 35-40 minuta ose derisa dardhat të bëhen të buta.

3. Me kujdesë hiqni dardhat nga uji, dhe vendosni në një nxehtësi tjetër për t’i gatuar për 20-25 minuta. Lagni dardhat me lëngun e mbetur dhe janë gati për tu shërbyer.

Këshilla
Qeset me çaj Chai janë në dispozicion në marketet e mëdha. Ju mund të përdorni nëse dëshironi edhe çaj tjetër. Nëse nuk vendosni të bleni çaj që është i vendosur nëpër çanta të vogla atëherë vendosni ca çaj në një lug dhe është e njëjtë si një qese çaji.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat