Pastë e ftohtë me biskota dhe puding

Receta gatimi

Pastë e ftohtë me biskota dhe puding

Më: 3 mars 2015 Në ora: 09:49

1 pako puding

2 gota qumësht,

1 pako biskota petit beurre

pak arra ose lajthi ose copëza çokollatash nëse keni

Përgatisim pudingun me qumështin,, sa të trashet dhe e lëmë të ftohet. Në një tepsi qelqi të vogël katrore rreshtojmë një shtrese biskotash të vendosura mbrapsht, siper shtrojmë një shtrese puding,, serish një shtresë biskotash dhe puding e kështu me rradhë deri në përfundim. Sipër e përfundojmë me pudingun e mbetur dhe e zbukurojmë me arra dhe biskota te thërrmuara , ose lajthi ose copëza të grira çokollate,, pudingu mund te jete me kakao ose vanilje,, ate qe ju ndodhet ne shtepi,, pasi e kemi përfunduar e fusim ne frigorifer për 3 ore,, e presim sipas dëshirës dhe e servirim,, shume e shpejte dhe e lehte.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat