Tiramisu me çokollatë

Receta gatimi

Tiramisu me çokollatë

Më: 3 mars 2015 Në ora: 01:01

Përbërësit:

Për biskotat:

150 g miell

130 g sheqer

3 vezë

50 g niseshte

maja për ëmbëlsira

vanilje

Për kremin:

5 veze

150 g çokollatë në copëza

500 g maskarpone

200 ml kafe

120 g sheqer

100 g kakao

Përgatitja:

Ndajmë të verdhat nga të bardhat e vezëve dhe rrahim këto të fundit duke hedhur sheqerin pjesë pjesë. Vazhdojmë rrahjen e të bardhave derisa të arrihet një masë e fryrë. Më pas shtojmë të verdhat dhe vazhdojmë ti rrahim derisa të bëhet një masë kremoze.

Përziejmë përbërësit e thatë se bashku dhe i shtojmë tek vezët duke i situr dhe trazuar ngadalë, nga poshtë lartë. E hedhim masën e përgatitur në xhepin e pastiçerisë dhe e hapim në tavë. E pjekim në furrë të nxehur më parë në temperaturën 180 gradë celsius për rreth 10 minuta.

Përgatitja e kremit për tiramisu:

Ndajmë të bardhat e vezëve nga të verdhat dhe rrahim të bardhat derisa të arrijmë një masë të fryrë. Me pas i vendosim në frigorifer.

Në rrahësin elektrik, hedhim të verdhat e vezëve së bashku me sheqerin. I rrahim në shpejtësi mesatare. Duhet ti rrahim derisa të arrijmë një masë të fryrë. Shtojmë marskarponen dhe i përziejmë mirë së bashku. Me pas shtojmë dhe te bardhat e vezëve. I përziejmë me kujdes nga poshtë lart derisa të arrijmë një masë homogjene.

Në tavë fillojmë shtrojmë biskotat duke i lyer me parë me kafe. Vendosim një shtrese biskota dhe me pas hedhim një shtrese kremi. E hapim mire në të gjithë sipërfaqen e tavës. Sipër shtojmë kakao dhe copëza çokollate. Vazhdojmë kështu dhe me shtresën e dyte. Pasi e kemi përfunduar e vendosim ëmbëlsirën në frigorifer për disa orë. Më pas e presim në copa dhe e shërbejmë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat