Krofne të mbushura me qokolladë dhe shtalpë

Receta gatimi

Krofne të mbushura me qokolladë dhe shtalpë

Më: 3 mars 2015 Në ora: 00:50

Përbërësit

…për brumë:

6 vezë
150 g gjalpë
200 g miell
2,5 di ujë
1 lugë gjelle kakao
kripë


…për krem:

1 litër qumësht
100 g niseshte,
1 lugë gjelle xhelatinë
4 të verdhë të vezëve
200 g sheqer
100 g çokollatë për zierje
2 pudingë vanilje
250 g margarinë
5 dl shtalpë e ëmbë;

Brumi

Në tenxhere të përshtatshme bashkohen uji dhe gjalpi, shtohet pakët kripë dhe zihet derisa të vlojë uji.
Shtohet mielli, përzihet mirë me qëllim që të fitohet masë kompakte dhe hiqet nga zjarri.
Të bardhtë e vezëve ndahen nga të verdhtë dhe të bardhtë tunden derisa të fitohet një shkumë e trashë. Pastaj bashkohen me të verdhtë e vezëve dhe përzihen ngadalë.
Masës së nxehtë i shtohen kakao, përzierja nga vezët dhe përzihet ngadalë. Në tavë shtrihet letër për pjekje dhe me një lugë çaji vendosen grumbuj të vegjël të brumit, 5 centimetra në largësi nga njëri-tjetri. Piqen, derisa të skuqen, në furrën e nxehtë në 200 gradë Celsius. Krofnet e pjekura ftohen dhe priten përgjysmë.

Kremi

Në enë të përshtatshme bashkohen qumështi, të verdhtë e vezëve, sheqeri, niseshteja, 2 pudingë të vaniljes dhe xhelatina. Të gjitha përzihen mirë. Zihen në temperaturë mesatare, duke përzier gjatë tërë kohës, derisa të fitohet dendësia e dëshiruar.
Masës së ftohur i shtohen margarina dhe çokollata e shkrirë dhe tunden me mikser.
Shtalpa e ëmbël tundet me mikser derisa nga ajo të fitohet një krem pana e trashë


Finalizimi

Pjesa e poshtme e krofnes mbushet me kremin nga çokollata, me ndihmën e shiringës së kuzhinës.
Përmbi të shtrihet krem pana nga shtalpa e ëmbël dhe e tëra mbulohet, si kapak, me gjysmën tjetër të krofnes. Dekorohet me kremin nga çokollata ose pana.Ju befte mire.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat