Banana split

Receta gatimi

Banana split

Më: 2 mars 2015 Në ora: 15:11

Kjo eshte nje recete e thjeshte qe mund tua ofroni femijeve tuaj rreth ores 16...

Perberesit:

nje banane
1 luge akullore me shije kakao
1 luge akullore me shije panna
1 luge akullore shije luleshtrydhe
150 ml panna te fresket
80 gr çokollate fondente
2 luge reçel luleshtrydheje
çokollate te grire dhe qershi te sheqerosura

Pergatitja:

Hapi i pare:grijme çokollaten dhe e shkrijme ne banjo maria.pasi te jete shkrire,shtojme panen..Marim reçelin e luleshtrydhes dhe e shtypim ne nje kulluese me qellim qe te ngelen ne te farat dhe te behet si pure.Presim bananen ne 2 pjese ne gjatesi dhe i veme ne nje pjate.Mbi te vendosim 3 akulloret me panna,luleshtrydhe dhe kakao.Siper e zbukurojme me kremin e çokollates dhe te luleshtrydhes ,pastaj me panna te montuar,3 qershizat dhe ne fund copeza lajthie dhe çokollate.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat