Makarona Florentina

Receta gatimi

Makarona Florentina

Më: 1 mars 2015 Në ora: 13:46

Përbërësit:

300gr makarona,
1/2kg spinaq,
250gr djathe,
5 veze,
150gr gjalpe,
150gr kaqkavall,
200ml shtalpe,
250ml qumesht,
vaj,
kripe dhe biber i zi.

Përgatitja:

Ne ujin e vluar ne tenxheren ne zjarr hedhim kripe dhe vaj dhe ne te i ziejme makaronat,tenxheren e mbulojme me kapak.Makaronat e ziera i hedhim ne kullojse dhe i shperlajme me uje te ftohte.
Ne tenxhere tjeter me uje te vluar e kaurdisim spinaqin e pastruar dhe te lare. Spinaqin e kaurdisur e shperlajme me uje te ftohte dhe e kullojme me dore,pastaj e presim ne cope te imeta.
Ne vok tave ne zjarr e veme gjalpin. Ne gjalpin e shkrire i skuqim makaronat, pastaj i shtojme edhe spinaqin dhe djathin e grire.Ne taven per pjekje hedhim vaj pastaj ne tave i veme makaronat me djathe dhe spinaq. Ne ene te thelle i thyejme vezet , i rrahim me pirun dhe i perziejme me shtalpe . Siper makaronave hedhim masen me shtalpe dhe veze. Taven e veme ne furre e pjekim per 20 minuta ne temperature 200grade. Taven e nxjerrim nga furra dhe siper makaronave e hedhim qumeshtin dhe kaqkavallin e grire.Taven e kthejme ne furre pjekim per 10 minuta ne temperature te njejte.
Makaronat e pjekur i presim ne cope , pjaten per servirje e zbukurojme me dy gjethe sallate jeshile.Ne pjate veme dy cope nga makaronat e pjekur dhe siper makaronave e zbukurojme me keqap , zbukurimi perfundojme me 3 rrepka te kuqe te prera ne forme te lules, dhe me nje dege majdanozi.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat