Toptha snickers

Receta gatimi

Toptha snickers

Më: 28 shkurt 2015 Në ora: 00:55

Nevojiten:

200 ml ujë,

200 gr sheqer,

150 gr margarinë,

150 gr kikirik i pjekur i bluar,

250 gr biskota të bluara,

100 gr qokolladë,

150 gr kikirik i coptuar.

Vihet të vloj uji dhe sheqeri dhe margarina derisa te shkrihen mirë.Pastaj largohet nga zjarri dhe i shtohet qokollada e coptuar dhe përzihet që të shkrihet dhe pastaj shtohen edhe biskotat e bluara dhe kikirikat e bluar.Masa do të jetë pak e vrazhët por ashtu duhet të jetë.

Kjo masë lihet te ftohet mirë dhe atëherë bëhen toptha të cilët kalohen nëpër kikirika të coptuar dhe prap lihen të ftohen mirë.Kjo bëhet shumë shpejt dhe do të befasoheni me shijen e tyre shumë të mirë sepse janë bashkveprim id y shijeve të ëmbla dhe të njelmta , por ia vlen të provohet dhe nuk do të zhgënjeheni.Ju bëftë mirë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat