Sheqerpare të lehta (kadin xhybeg)

Receta gatimi

Sheqerpare të lehta (kadin xhybeg)

Më: 28 shkurt 2015 Në ora: 00:52

Sheqerparet e lehta të gatuara në mënyrë të thjeshtë janë të shijshme të lehta për tu gatuar dhe pregatitën zakonisht për festa të ndryshme.

Përbërësit për brumin:

300gr. miell
150 gr gjalpë
1 gotë qaji sheqer
1 vezë
2 lugë kos
2 lugë qaji pecivë
100 gr arra, lajthi, ose bajame


Përgatitja:
Brumi:

Gjalpint te shkrirë i shtojmë një gotë të qait sheqer, një vezë, dy lugë kos, dy lugë pluhur per gatime dhe miell. Brumin e fituar nga këta perbërës e ndajmë në 12 – 14 toptha me madhësi të arrës. Arrat e grimcuara mund t’ia hedhim brumit duke i formuar topthat apo t’ua vejmë nga një thelb arre në mes. Sheqerparet i reshtojmë në tepsi të lyer me yndyrë dhe i pjekim 30 – 40 min. në temperaturë 200 C. dhe ashtu të nxehta i përvlojmë me shërbet të vakët. Kjo ëmbëlsirë shpesh servohet me tambëloriz.
Shërbeti:

750gr. Sheqer

0.5l ujë

Shërbetin e vlojmë 10 min dhe e lëmë të ftohet.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat